Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 21:42
Kërkohej me ngulm nga Interi në verë, Murinjo do tek Totenhemi futbollistin e Serie A
Edin Xheko ishte një nga emrat më të diskutuar në merkaton e verës, teksa kërkohej me ngulm nga Konte te Interi.
Boshnjaku pëlqehet shumë nga tekniku zikaltër, por asnjëherë nuk u arrit një marrëveshje për kalimin e tij në “San Siro”. Megjithatë tashmë një tjetër ekip interesohet për të marrë shërbimet e sulmuesit 33-vjeçar.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mirror”, në gjurmët e futbollistit të Romës është vënë edhe Totenhemi, të cilët gjithashtu janë në kërkim të një sulmuesi. Thuhet se “Spërsat” do të dërgojnë skautë për ta ndjekur nga afër futbollistin, për të cilin pritet të nisin edhe një ofertë në merkaton e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"