Bëri kërkesë për të shkëputur kontratën me Skënderbeun, ja kur pritet të finalizohet transferimi i Ditës te klubi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 14:59

Bëri kërkesë për të shkëputur kontratën me Skënderbeun, ja kur pritet të finalizohet transferimi i Ditës te klubi i ri

Bruno Dita është pranë rikthimit në Durrës. Duket çështje ditësh, që transferimi i mesfushorit drejt Teutës të marrë formë zyrtare. 

bruno dita

Edhe pse 26-vjeçari vazhdon të stërvitet rregullisht me Skënderbeun, kërkesa në FSHF për të shkëputur kontratën me klubin vazhdon të jetë prezente.

Dita goli

Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi dje me vetë lojtarin për ta pyetur për këtë temë, por ai nuk ka dashur që të japë një përgjigje. Dita është pjesë e bardhekuqve që prej verës së 2017- ës. Ai është kthyer në titullar të padiskutueshëm, ndërsa në total numëron 69 ndeshje zyrtare në elitë dhe 9 gola të shënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"