Kërkesa për kontrollin e FSHF-së nga Tatimet, ja nenet dhe interpretimi i ndryshëm i palëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 20:12

Kërkesa për kontrollin e FSHF-së nga Tatimet, ja nenet dhe interpretimi i ndryshëm i palëve

Në legjislacionin në fuqi, që ka të bëjë me kontrollin e instancave shtetërore mbi OJF-të, nënvizohen të paktën dy nene që specifikojnë mënyrën e kontrolleve, periudhën e kontrolleve, kushtet për të cilat duhet të ketë kontroll të tillë.

Tatimet

“Panorama Sport” zbardhi një ditë më parë edhe faksimilen e kërkesës së bërë, ku referoheshin Neni shtatë dhe Neni tetë i “Legjislacionit Tatimor 2014, udhëzim nr.22, datë. 19.11.2014” , mbi Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ka qenë një shkresë e dokumentuar e Kuvendit të Shqipërisë, e cila më tej ka bërë institucionin e tatimeve në vend për të hyrë në veprim korrekt dhe për të kërkuar kontroll të pasqyrave financiare të FSHF-së.

Kjo e fundit ka reaguar edhe vetë, e cila përmend shkeljen ligjore që është bërë nga deputeti i maxhorancës, por edhe nga vetë organet tatimore për të cilat referohet se kanë bërë shpërdorim detyre. Secila palë, si organet tatimore, ashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit, referojnë të njëjtët nene, por bëjnë interpretim të ndryshëm të disa pikave duke pretenduar: njëra se ka të drejtë për kontroll dhe pala tjetër se kontrolli është shkelje e ligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"