Kërkesa e presidentit të Tepelenës: Stadium kombëtar që të përfaqësojë jugun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 22:58

Kërkesa e presidentit të Tepelenës: Stadium kombëtar që të përfaqësojë jugun

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tepelenë për një takim me banorët e kësaj zone, për të dëgjuar kërkesat e tyre. Në fokus të bisedave ka qenë edhe futbolli.

16_big

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili është njëherazi edhe president i klubit të futbollit i i ka kërkuar kryeministrit Rama, ndërtimin e një stadiumi kombëtar në qytetin e Tepelenës për të përfaqësuar Jugun e Shqipërisë, duke shtuar faktin se Gjirokasta është zonë e mbrojtur nga “UNESCO” nuk mund të bëhen punime për të ndryshuar pamjen e stadiumit aktual.

2338acac-9d91-4769-9f2f-5ddbbfec7c8e

Kështu që e vetmja mundësi mbetet Tepelena për një investim të tillë. Prezenca e një stadiumi kombëtar në Tepelenë do t’i shkonte përshtat edhe Luftëtarit, i cili këtë sezon do të marrë pjesë në Europë.

tepelene

Skuadra e Tepelenës e cila drejtohet nga trajneri Ilir Selimi dhe militon në Kategorinë e Dytë, Grupi B. “I kërkojmë kryeministrit Rama që të na ndërtojë pse jo dhe një stadium kombëtar në Tepelenë, emrin t’ia vendosë si të dojë, në dashtë Ali Pasha apo si të dojë. Nuk do të kemi të prishur në këtë rast”, u shpreh kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"