Kërkesa e Idrizit për arbitra të huaj, Prodani: Ai heshti për gjyqtarët në Asamble

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 20:22

Kërkesa e Idrizit për arbitra të huaj, Prodani: Ai heshti për gjyqtarët në Asamble

Ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHFsë, Eduard Prodani, i ftuar të dielën në mbrëmje në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në “News 24”, ka thumbuar administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, për heshtjen e tij gjatë Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së.

prodani

“Sa i përket kërkesës së Idrizit për arbitra të huaj deri në fund të sezonit, mendoj se kjo nuk zgjidh gjë. Është edhe një çështje konsensusi sepse duhet të bjerë dakord edhe pala tjetër. Megjithatë, unë besoj se zoti Idrizi këto probleme duhet t’i ngrinte në Asamblenë e FSHF-së. Nuk e dëgjuam të flasë!. Pra, atje ku diskutoheshin çështjet madhore të futbollit, duhet të fliste. Këto çështje nuk kërkohen në media”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"