Kërcënoi se do të largohej, dy fituesit e Champions-it shihen si opsionet për të zëvendësuar Nagelsmanin te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 16:22

Kërcënoi se do të largohej, dy fituesit e Champions-it shihen si opsionet për të zëvendësuar Nagelsmanin te Bajerni

Situata e vështirë nën çatinë e “Allianz Arena”-s po fillon të nxjerrë skenarë të rinj mbi postin e trajnerit, aty ku pozita e Nagelsmanit ka filluar të lëkundet, edhe pse Kahn i ka dhënë besim të plotë 35-vjeçarit.

NAGELSMAN

Së fundmi, prestigjiozja gjermane “Bild”, ka lakuar dy emrat më të mundshëm për të marrë frerët e kampionëve në fuqi të Bundesligës.

I pari është Tomas Tuhel, i cili vjen pas shkarkimit në mënyrë absurde nga londinezët e Çelsit dhe mundësia për të nënshkruar me të nuk has pengesa, pasi ai ndodhet i papunë.

TUHEL 2

Ndërsa emri i dytë, si opsion më i vështirë, por jo i pamundur, përkon me Zinedin Zidan. Transalpini ndodhet në të njëjtën pozitë si Tuhel, por ambicia e tij mbetet kombëtarja franceze.

zidane

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"