Kërcënoi me vdekje lojtarin kundërshtar, ish-trajneri i Partizanit në telashe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 23:30

Kërcënoi me vdekje lojtarin kundërshtar, ish-trajneri i Partizanit në telashe

Ish-trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani është gjendur para një situate të pakëndshme teksa ka kërcënuar me vdekje futbollistin e Horsens, Oliver Drost.

sormani

Klubi kundërshtar ka denoncuar Sormanin për kërcënimin që i kishte bërë lojtarit të tyre, megjithatë Komisioni i Displinës vendosi të mos e hapte fare këtë çështje, duke mos e marrë në konsideratë.

Në lidhje me këtë temë të nxehtë, reagoi edhe vetë trajneri Sormani, që e mohon një “kërcënim” të tillë, teksa shprehet se thjeshtë i ka kujtuar futbollistit kundërshtar, faktin se një ndeshje e ngjashme do të luhej edhe në stadiumin e Vejles.

Sormani ne stol

“ Jo, jo jo… Unë thjesht i thashë atij që do të vijë edhe tek stadiumi i Vejles. Ne do të shihemi bashkë atje dhe nuk do ta harrojmë atë c’ka bëri ai. Me respekt, por unë nuk kam arsye për ti kërkuar falje”, tha Sormani për “Exrtra Bladet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"