Kërcënimi ndaj trajnerit Gjoka, edhe Vata e Cungu janë ankuar më parë për “të fortët” e Shkodrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 21:19

Kërcënimi ndaj trajnerit Gjoka, edhe Vata e Cungu janë ankuar më parë për “të fortët” e Shkodrës

Të jesh trajner i Vllaznisë, presioni nuk është thjesht sportiv, por nga të gjitha anët. Pesë vite më parë ishte Rudi Vata ai që plasi “bombën” duke pranuar se është kërcënuar nga ata që cilësohen si të fortët e Shkodrës. Por, për çfarë bëhet fjalë?

gjoka

Trajnerët shpesh vihen nën presion në Shkodër për aktivizimin e disa lojtarëve që kanë mbështetje nga njerëz me pushtet në qytetin verior. Në vitet e fundit, jo pak herë është ankuar edhe trajneri Armando Cungu për presionin që kishte. Një situatë e rëndë, për më tepër që bëhet fjalë për trajnerë futbolli, të cilët duhet të përballojnë edhe të tilla kërcënime, që ua vështirësojnë edhe më tepër punën në një qytet si Shkodra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"