“Kërcënimi” i presidentit, flet Mërgjyshi: Besa s’e ka luksin të gabojë, e mbyllim me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2020 | 11:42

“Kërcënimi” i presidentit, flet Mërgjyshi: Besa s’e ka luksin të gabojë, e mbyllim me…

Verdhezinjtë do të presin sot në fush ën e Luzit, Elbasanin e vendit të fundit. Besa vjen në këtë përballje pas dy takimeve jo të suksesshme. Fillimisht kavajasit kanë barazuar në shtëpi me Egnatian dhe më pas janë mundur nga beratasit në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin minimal 1-0.

Mergjyshi

Në një deklaratë të dhënë një ditë më parë për “Panorama Sport”, presidenti Bizhdili “kërcënoi” të besuarit e tij se në rast se nuk fitojnë në sfidën e radhës, do të ketë penalizime, edhe pse nuk i pëlqen të shkojë deri këtu. Kështu, fitorja me Elbasanin bëhet e detyrueshme për kavajasit, për t’u shpëtuar, pse jo, edhe gjobave. Trajneri Artan Mërgjyshi thotë se, veç fitores, nuk ka zgjidhje tjetër për djemtë e tij.

“Për mua si trajner çdo takim ka specifikat e veta. Nuk mund të mendojmë se përballë kemi Elbasanin dhe do ta kemi të lehtë. Do të ishte një gabim i rëndë ky. Të gjithë besonim se në Berat do të ishim ne fitimtarët, por e patë se çfarë ndodhi. Në seancat stërvitore u kam kërkuar futbollistëve ta vlerësojnë kundërshtarin e radhës sikurse Egnatian, Lushnjën, Pogradecin dhe ekipet e tjera”, u shpreh fillimisht Mërgjyshi.

Sigurisht që përtej vlerësimit të trajnerit Besa nuk “guxon” më të gabojë. Kjo do t’i kushtonte mjaft shtrenjtë. Së pari, do të largoheshin shumë nga kreu i klasifikimit dhe, së dyti, një humbje tjetër në Kavajë me vendin e fundit do ta ulte shumë psikologjikisht grupin e lojtarëve. “Nuk kemi luksin të gabojmë, pasi vijmë pas dy rezultatesh të padëshiruara në këtë sfidë. Kështu, e vetmja rrugë për ne mbetet fitorja. Duhet të luajmë fort, të sakrifikojmë sikur përballë të kishim ekipin rival. Kjo do të jetë sfida e fundit e vitit. Më pas Besa do të presë sërish Lushnjën që e pati mundur në javën e parë të kampionatit. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për të mos rënduar pozitat tona”, përfundon Mërgjyshi.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"