Kërcënimi i inspektorëve të UEFA-s, reagon Skënderbeu: Është jashtë natyrës tonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 19:08

Kërcënimi i inspektorëve të UEFA-s, reagon Skënderbeu: Është jashtë natyrës tonë…

Klubi i Skënderbeut ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, ku thuhej se 2 inspektorët që po hetonin dosjen e Skënderbeut janë kërcënuar me jetë. Ja çfarë shkruan klubi i Skënderbeut në reagimin nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”:

sk

Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nësë ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shperndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij.

Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

Skenderbeu555

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"