Kërcënimi i dy inspektorëve që po hetojnë Skënderbeun, FSHF në mbështetje të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 21:19

Kërcënimi i dy inspektorëve që po hetojnë Skënderbeun, FSHF në mbështetje të…

Pas reagimit të bërë publik disa orë më parë, në lidhje me qëndrimin zyrtat të çështjes “Skënderbeut”, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një tjetër reagim, kësaj herë duke u distancuar plotësisht nga ngjarja ku disa persona anonimë kërcënuan me jetë, 2 inspektorët e UEFA-S.

fshf_26_dhjetor-470x237-470x237

Ja çfarë shkruan FSHF në reagimin e saj:

Federata Shqiptare e Futbollit distancohet plotësisht nga ngjarja më e fundit ku persona anonimë kanë cënuar integritetin moral dhe kanë shantazhuar inspektorët e UEFA-s në punën e tyre investigative.

FSHF inkurajon autoritetet policore për të zbardhur deri në fund origjinën e këtyre telefonatave intimiduese dhe të dënueshme. Si në çdo moment, edhe këtë radhë ajo është e gatshme të bashkëpunojë me UEFA-n dhe me autoritetet përkatëse për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes e cila duhet të vërë përpara përgjegjësisë ligjore autorët.

FSHF shprehet e angazhuar maksimalisht në betejën kundër ndeshjeve të fiksuara. Federata e futbollit mbetet në solidaritet të plotë me UEFA-n në misionin e përbashkët kundër fenomenit të trukimit, duke ofruar çdo potencial të sajin bashkëpunues.Të tillë mekanizma kërcënues kanë vetëm një fund të sigurtë, atë të ndëshkimit nga forca e ligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"