Këputi tendinat e kaviljes, ja sa do të mungojë ylli i Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 23:50

Këputi tendinat e kaviljes, ja sa do të mungojë ylli i Bajernit

Një fitore madhështore, një goleadë që në fund shpërndau edhe një mori me rekorde, jo vetëm në klub, por edhe personale si ato të Robert Levandovskit, por në të njëjtën kohë e njollosur edhe nga një dëmtim jo pak i rëndë, i pësuar nga Alfonso Dejvis.

DEJVIS

Ky lajm i keq për kampionët e Gjermanisë dhe të Europës mund të ishte shmangur, ndonëse futbolli dhuron edhe fatkeqësi të tilla. 19-vjeçari kanadez trembi shumë gjigantët gjermanë, teksa pas vetëm 3 minutash lojë kundër Frankfurtit kërkoi zëvendësimin.

Alfonso Dejvis u dëmtua në kavilje, një ndrydhje pas një kërcimi, që të gjithë do të donin të mos kishte ndodhur. Diagnoza e parë është bërë publike, por ndërkohë kohët e rikthimit nuk është se janë totalisht të sakta. Rezonanca që amerikano-veriori iu nënshtrua konfirmoi se Dejvid ka këputur një nga tendinat e kaviljes dhe kohët minimale të rikuperimit të saj janë mes 2-3 muajsh, edhe pse nga radhët e Bajernit shpresohet që lojtari të kthehet pas 6 javësh (një muaji e gjysmë), ndonëse gjithçka do të mbahet nën vëzhgim ditë pas dite.

Dejvis demtimi

Kjo do të bëjë që tashmë Lukas Hernandez, i cili sivjet, ndryshe nga sezoni i kaluar, ka nisur të tregojë pse Bajerni i Mynihut pagoi 80 milionë euro për të, nuk do të ketë konkurrencë në korsinë e majtë të mbrojtjes. Por, fakti që edhe francezi ka hasur shpesh dëmtime, sidomos probleme muskulore, i ka vënë jo pak në alarm drejtuesit e kampionëve të Bundesligës.

Demtimi i Dejvis

ALABA ME ÇDO KUSHT – Dhe ndoshta ky dëmtim i Dejvisit mund ta detyrojë Bajernin e Mynihut që të bëjë një sakrificë ekonomike dhe tashmë të mos lejojë në asnjë mënyrë largimin nga skuadra të David Alabës.

Austriaku, edhe pse është transformuar në një qendërmbrojtës, rolin natyral e ka atë të mbrojtësit të majtë, ndaj Rumenige me shokë ndoshta duhet të plotësojnë kërkesën ekonomike që Alaba kërkon për rinovimin, në mënyrë që të mos gjenden në emergjencë këtë kampionat apo edhe në sezonet në vazhdim, duke parë edhe cilësitë që Davidi ka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"