Këputi ligamentin ndaj Lituanisë, Kombëtarja humb një futbollist cilësor. Ja sa do të mungojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 22:45

Këputi ligamentin ndaj Lituanisë, Kombëtarja humb një futbollist cilësor. Ja sa do të mungojë

“Raketa” e Kombëtares, Odise Roshi, do të mungojë për trajnerin Reja në grumbullimin e tetorit. Kjo, për shkak të dëmtimit që ai pësoi në minutat e pakta që luajti ndaj Lituanisë, një dëmtim që do të peshojë jo pak, pasi fieraku ka pësuar një këputje të ligamentit të brendshëm.odise roshi

“Panorama Sport” ka mësuar se Roshi ka kryer një rezonancë ditët e fundit dhe ka mësuar se dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Kombëtaren kërkon edhe një periudhë nga 3 deri në 4 javë periudhë pushimi dhe rikuperimi.

Në këtë mënyrë, kuqezinjtë për ndeshjet e tetorit humbasin një alternativë cilësore, një lojtar me cilësi shpërthyese në krah dhe me shumë shpejtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"