“Këpuca e Artë” Imobile shënon tjetër arritje, sulmuesi italian synon të thyejë rekordin 77-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 20:34

“Këpuca e Artë” Imobile shënon tjetër arritje, sulmuesi italian synon të thyejë rekordin 77-vjeçar

Fituesi i “Këpucës së Artë” sezonin e kaluar Çiro Imobile e nisi sezonin e ri me këmbën e mbarë. 30-vjeçari shënoi njërin prej golave të fitores 0-2 ndaj Kaljarit.
Cagliari-LazioSulmuesi i bardhekaltërve renditet si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Lacios dhe ndodhet vetëm një gol larg Xhuzepe Sinjorit (Imobile 126, Sinjori 127).

Megjithatë, futbollisti italian ka mundësinë e madhe të parakalojë ikonën e futbollit italian Silvio Piolën, i cili ka realizuar plot 149 gola me fanelën bardhekaltër.

Duke parë formën e mirë gjatë viteve të fundit, Imobile mund të kthehet në golashënuesin më të mirë të Lacios. Piola mbetet deri tani golashënuesi më i mirë i Lacios prej 77 vitesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"