“Këpuca e Artë” Grizman e përjeton me filozofi: Kështu është futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 0:32

“Këpuca e Artë” Grizman e përjeton me filozofi: Kështu është futbolli

Pritej festimi me “telefonatë” i Antuan Grizman, por sulmuesi i Francës nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë gjatë finales së Euro 2016. Ndonëse me 6 golat e tij ai siguroi “Këpucën e Artë”, sulmuesi pranoi se ishte shumë i mërzitur për finalen e humbur në shtëpi, edhe pse e shihte me filozofi të ardhmen e tij në kombëtare.

0f66e

“Ne kishim disa shanse për të shënuar, por nuk shfrytëzuam mundësinë për të bërë të tonin trofeun. Portieri i tyre bëri disa pritje. Ata nuk kishin shumë raste për të shënuar por e shfrytëzuan atë që iu dha si duhej. Shënuan 10 minuta para fundit, ishte shumë e komplikuar. Është e mërzitshme, por kështu është futbolli

C_29_articolo_1107942_upiImgLancioOriz

Duhet ta rimarrim veten sa më shpejt dhe të përgatitemi për kualifikueset e Kupës së Botës së ardhshme. Nuk ishte nata jonë, nuk kishim shanse. Unë jam krenar për këtë grup dhe për rrugëtimin që kemi bërë, ndonëse nuk fituam.

Në planin personal, është finalja e dytë që humb brenda një muaji, është e mërzitshme. Por do të bëhem më i fortë. Një situatë e tillë nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të më ndihmojë”, deklaroi sulmuesi i cili dështoi edhe në Ligën e Kampioneve me Atletiko Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"