“Këpuca e Artë” në Kategorinë e Parë merr letrat, e presin te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:53

“Këpuca e Artë” në Kategorinë e Parë merr letrat, e presin te Partizani

Klodian Nuri nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit. Ajo që ishte paralajmëruar prej “Panorama Sport”, ndodhi. Konfirmohet zyrtarisht se “Këpuca e Artë” e Kategorinë e Parë dje ka marrë dokumentacionin nga klubi.

klodian nuri

Ai është zyrtarisht një futbollist i lirë dhe gjasat janë që destinacion të ketë Partizanin B. Te të kuqtë është stërvitur edhe në nisje të këtij kampionati, ndaj kjo pistë mbetet ende e hapur. Në dy vite me verdheblutë ai shënoi 20 gola, 17 prej të cilëve vetëm një vit më parë ku edhe doli edhe golashënuesi më i mirë. Tani rrugët midis palëve janë ndarë dhe 25-vjeçari do të vijojë karrierën diku tjetër, pasi nuk i mungojnë ofertat.

Nuri është futbollisti i pestë në këtë merkato dimri që largohet nga elbasanasit, pasi më parë u larguan mbrojtësit Kristian Mataj dhe Viktor Mema, mesfushori Toni Selimi dhe sulmuesi Valentin Baro. Gjithsesi, thuajse të gjitha daljet janë rikuperuar. Janë bërë po aq afrime deri në këtë fazë të merkatos, duke kompletuar thuajse gjithë ofensivën. E megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për prapavijën. Ende nuk kanë afruar asnjë mbrojtës dhe këtë shqetësim e ka shprehur vazhdimisht trajneri Anxhelo Suta. Ai ka kërkuar me ngulm ndërhyrje në këtë repart, por drejtuesit nuk po gjejnë dot lojtarë të lirë në treg.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"