“Këpuca e Artë”, Danaj kryeson me 16 gola: Do të jenë 180 minuta të zjarrta, e fitoj unë këtë garë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2022 | 23:48

“Këpuca e Artë”, Danaj kryeson me 16 gola: Do të jenë 180 minuta të zjarrta, e fitoj unë këtë garë

Besëlidhja ka ndry shuar sërish objekti vat. Luhatjet e shumta që kanë pasur gjatë gjithë këtij sezoni, e kanë detyruar që të luftojnë sa për ngjitje aq edhe për mbijetesë. Momentalisht janë në fazën kur ende nuk kanë siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndaj 180 minutat e fundit do t’i luajnë vetëm për një qëllim: të rrinë larg “play out”-it. Redon Danaj ka edhe një tjetër mision, të marrë “Këpucën e Artë”.

redon danaj

Është shënuesi më i mirë i kampionatit dhe askush më shumë se ai nuk ka të drejtë të besojë te ky trofe. Kryeson me 16 gola, e megjithatë gara është shumë e ngjeshur edhe në këtë drejtim. Mesfushori është i bindur se në dy përballjet finale do ta gjejë sërish rrjetën, duke lënë pas edhe rivalët. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, flet edhe për Besën, kundërshtarin e kësaj fudnjave.

“Po mbyllim një sezon me luhatje. Besëlidhja këtë sezon nuk ka qenë e qëndrueshme, ndonëse si ekip ishim ndër më të mirët, sidomos fazën e dytë. Luhatjet në rezultate kanë ardhur nga të gjithë aktorët, duke nisur nga gabimet tona amatoreske e për të kaluar edhe te ndikimi i gjykimit. Gjithsesi, e shkuara nuk mund të zhbëhet. Për ne tani është e mjaftueshme mbijetesa, ndonëse patëm momente që besuam se mund të kapnin edhe ‘play off’-in. Nga mbyllja e kampionatit na ndajnë 180 minuta të zjarrta, që na duhet të marrim patjetër pikët.

Në radhë kemi supersfidën ndaj Besës që do ta luajmë të shtunën në stadiumin tonë. Ne po e vlerësojmë kundërshtarin nga të gjitha pikëpamjet, pasi përveç historisë jemi vetëm me 1 pikë larg saj. Kjo na e bën të detyrueshme luftën vetëm për fitore. I gjithë ekipi, përfshi edhe stafin, jemi të mobilizuar maksimalisht që jo vetëm sfidën ndaj Besës, por të 180 minutat e mbetura t’i shfrytëzojmë mirë e të mos humbim terren në renditje.

Pavarësisht pasigurisë që kemi, të qenit në krye të golashënuesve më bën të lumtur. Kam bërë 16 gola, por nuk do ta lë me kaq. Besoj se edhe në dy ndeshjet e mbetura do të shënoj përsëri, për të siguruar kështu edhe trofeun e ‘Këpucës së Artë’. Do jetë garë e fortë dhe uroj të dal fitimtar”, përfundoi 21-vjeçari.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"