Këputje e ligamentit, Bajerni me dhimbje koke për “yllin” e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 15:23

Këputje e ligamentit, Bajerni me dhimbje koke për “yllin” e skuadrës

Për të mos mjaftuar forma jo e mirë dhe pozitat në të cilat gjendet, Bajernin e Mynihut nuk e lënë të qetë edhe dëmtimet. Tashmë klubi bavarez do të duhet që në ndeshjet e ardhshme do të duhet të bëjë pa lojtarin Hames Rodrigez.

hames

Pas një ekzaminimi të doktorit të skuadrës Myler Volfahrt bëhet fjalë për një këputje të pjesshme të ligamentit të gjurit të majtë. Lojtarit kolumbian do i duhen disa javë për tu rikuperuar, ndërsa thuhet se Hames duhet të qëndrojë 10 ditë pushim absolut e më pas të fillojë me rehabilitimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"