Postuar: Shkurt 24, 2020 | 18:49
“Keni frikë të fitoni? Luani me b**e!”, Mbape iu përgjigjet tifozëve të PSG-së
Ylli i PSG-së Kilian Mbape iu është përgjigjur disa tifozëve të skuadrës së tij pas shpalosjes së një banderole thumbuese ndaj tij dhe shokëve të skuadrës Nejmar dhe Tiago Silva se kanë frikë të fitojnë.
Kampioni i botës u përgjigj në mënyrë ironike tifozëve të PSG-së duke vendosur shprehjen “frikë për të fituar?”. Ai beson se falë yjeve të shumtë që ekipi ka do të mundë të përmbysë Borusia Dortmundin në Francë.
Në sfidën e djeshme kundër Bordosë, një grup i ultrasve të PSG-së thumboi me një banderole 3 yjet e skuadrës ku u kërkonin të “luanin me b**e!”.
PANORAMASPORT.AL