Këndezi sfidon Tomorin: S’ka shanse në Cërrik, objektivi ynë është katërshja e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2021 | 19:09

Këndezi sfidon Tomorin: S’ka shanse në Cërrik, objektivi ynë është katërshja e parë

Turbina është thuajse gati për sfidën e së shtunës, të cilën do ta luajë në shtëpi. Përballë do të kenë Tomorin e vendit të dytë dhe synimi është i qartë: të marrin maksimumin. Mesfushori Renato Këndezi u lëshon hapur sfidë beratasve, ndërsa për “Panorama Sport” thotë:

Renato Kendezi

“Jemi stërvitur shumë këtë javë dhe gëzojmë formë të mirë. Sfida me beratasit do të jetë e fortë, por kundërshtari nuk do të ketë asnjë shans në Cërrik.

Turbina

Do ta mundim me çdo kusht. Alternativë të vetme kemi vetëm tri pikët, që do të na ngrenë shumë në renditje. Objektiv është katërshja e parë, kështu që kam besim se do t’ia arrijmë qëllimit. Nuk duhet të bëjmë hapa falsë dhe në katër takimet që kanë mbetur në këtë fazë do të synojmë dhjetë pikë”, përfundoi futbollisti nga Maliqi.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"