“Kënaqësi të përballesh me Vllazninë”, trajneri i Dinamos: Jam i kënaqur, rezistuam ndaj shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 14:23

“Kënaqësi të përballesh me Vllazninë”, trajneri i Dinamos: Jam i kënaqur, rezistuam ndaj shkodranëve

Fabricio Kamarata ka mbetur më shumë se i kënaqur nga paraqitja e Dinamos përballë Vllaznisë. Gjatë deklaratës së dhënë për mediat në mbyllje të miqësores, italian u shpreh: “Kemi bërë një ndeshje të mirë kundër një ekipi të Superiores. Është kënaqësi të përballesh me ta, pasi edhe niveli është shumë i lartë.
kamarataa
Skuadra ime tregoi kompaktësi dhe bëri lojëra të mira. Më pëlqyen të dyja pjesët, edhe pse vuajtëm pak. Pati disi individualizëm, por në kompleks ishim të bashkuar dhe të zotë për t’i menaxhuar situatat. Mbrojtja bëri gjithashtu mirë. Më lehtë në Veri apo Jug? Për mua nuk ka rëndësi kjo, pasi grupet janë ndarë. Do të bëjmë çmos që ta çojmë sa më lart emrin e Dinamos”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"