“Kënaqësi e veçantë të shënosh”, Kobinah: Jemi në formë, gati të marrim vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 21:36

“Kënaqësi e veçantë të shënosh”, Kobinah: Jemi në formë, gati të marrim vendin e parë

Unful Kobinah është njeriu që hapi fitoren e Tiranës. Pas ndeshjes me Luftëtarin, për “Panorama Sport”, ai foli për sfidën e fituar, por edhe takimet e tjera që e presin Tiranën.kobinah

“Jam shumë i lumtur. Është kënaqësi e veçantë të shënosh, por e rëndësishme është që skuadra fitoi dhe po mundohet të jetë e para. Për mua gjithçka po shkon shumë mirë dhe që skuadra ia doli të fitojë ndeshjen e radhës. Tani do të shohim për të fituar takimin e gjashtë rresht”, u shpreh në fillim Kobinah.

Ganezi pranoi se goli është kënaqësi më vete në një takim, ndërsa tani thotë se është në formën e tij më të mirë. “Duhet ta pranoj se jam në një moment të mirë. Sa herë që jam në një pozicion të mirë, mundohem që ta fus topin në rrjetë. Më shpëtoi javën e kaluar me shtyllën, por këtë herë ia dola”, vazhdoi më tej mesfushori.
uinful kobinah

Në fund, dy fjalë për sfidat që pritet të luajë Tirana nga java e 20-të e në vazhdim. “Jemi të parët dhe gjërat po shkojnë ashtu siç duam ne. Po luftojmë për vendin e parë. E dimë që është rrugë e gjatë, por nga ana tjetër ne do të bëjmë më të mirën. Na presin përpara ndeshje të vështira. Pas këtij takimi shpresoj që të bëjmë ndeshje më të mira, të ngjitemi në krye dhe të fitojmë”, mbylli Kobinah.

Futbollisti ka dy sezone te Tirana. Këtë sezon, mesfushori ka shënuar tre gola, një me Kukësin, një tjetër në derbi dhe golin me Luftëtarin. Është aktivizuar në 16 nga 19 takimet e këtij viti në Superiore me një mesatare prej 1158 minutash. Kobina ka ardhur nga Gana dhe është një nga lojtarët që Tirana e ka blerë 30 mijë dollarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"