Kënaq loja, por golat mungojnë. Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë për ndeshjen me Lituaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 22:36

Kënaq loja, por golat mungojnë. Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë për ndeshjen me Lituaninë

“Panorama Sport” ju sjell notat e lojtarëve të Shqipërisë pas barazimit 0-0 me Lituaninë:
Berisha
BERISHA 6 –
Iu desh të priste 62 minuta për të treguar që është edhe ai në fushë. U tregua i saktë në atë rast, më pas gjithçka si spektator.

GJIMSHITI 7 – Ka gjithçka nën kontroll për 90 minuta. Markim i ashpër ndaj rivalëve, lexon mirë aksionet, ndihmon ekipin duke shtyrë përpara dhe ofron qetësi kur ka topin në këmbë. Lider.
Dermaku
DERMAKU 7 – I frikshëm në markimin një për një. Në ajër është i pakalueshëm dhe në disa raste mbulon edhe hapësirat që vijnë nga krahët. Kuptohet mirë me Gjimshitin, ndërsa me Kumbullën do t’i duhet edhe pak kohë.
kumbulla marash
KUMBULLA 6 – Personalitet dhe cilësi të shkëlqyera, por vuan më tepër se ndaj Kazakistanit. Humb një top të rrezikshëm në pjesën e parë sepse vendosi të marshonte me topin dhe më pas mori një të verdhë të evitueshëm (Nga min 58′ Mihaj 6 – I bën gjërat thjesht dhe saktë. I fortë si dem dhe i shpejtë kur e vënë në provë. Luks për ne që të qëndrojë në stol.).

VESELI 6 – Me hatër… Nuk luan në pozicionin e tij natyral dhe kjo ia komplikon gjërat. Jep gjithçka në krahun e djathtë, nuk bën asnjë gabim në fazën mbrojtëse, por shtyn pak dhe nuk ofron asnjë pasim interesant. Në formë, por e “djeg” roli i ri…

LAÇI 6 – Start i shkëlqyer dhe kuptohet mirë me Abrashin e Baren. Rrëmben topa të çmuar, por duhet të përmirësojë vertikalizimet e shpejta që mund të kapin rivalët në kundërkohë. Në pjesën e dytë shfaqet më tepër nervoz sesa duhet (Nga min 64′ Çekiçi 6 – U desh të hynte pogradecari në fushë që të shikonim gjuajtjen e parë (dhe të vetme) nga jashtë zonës. Teknik dhe i zgjuar, por i duhet më shumë grintë në ato pak minuta.).
EkTxoD0WoAAx2Bu
BARE 6,5 – Çdo aksion nis nga këmbët e tij, por jo gjithçka përfundon si duhet. Lufton në çdo cep të fushës, shërben mirë për shokët, por i mungon një si Roshi ose Uzuni në krahun e djathtë që t’i japë frymëmarrje.
EkDnkyJWAAQwjQL
ABRASHI 7 – Një nga ndeshjet më të mira me Kombëtaren. I pakalueshëm për kundërshtarët në mesfushë, ndihmon pa fund sulmin, organizon lojën dhe gjithçka e bën me një personalitet të jashtëzakonshëm. Mbrojtja dhe Berisha vuajtën më pak se zakonisht, edhe sepse ai luftoi si përbindësh në mesfushë.

LENJANI 6,5 – I papërmbajtshëm në krah me galopimet e tij, ndonëse krosimet nuk ishin nga ato të dikurshmet. I shpejtë, i uritur dhe mbi të gjitha i sigurt në vetvete. E habitshme që Reja e zëvendësoi (Nga min 45′ Trashi 6 – Hyn me grintën e duhur dhe bëhet menjëherë padron i krahut të tij. Gjysmë note më pak për atë rast të humbur që do të na jepte frymëmarrje pas 3 ndeshjesh.).
EkTxokEWsAAWoF4
BROJA 5 – Larg performancës që bëri me Kazakistanin. Kontrollon keq ata pak topa që prek, nuk bën asnjëherë sponda si duhet dhe bëhet nervoz me kalimin e minutave, sepse praktikisht nuk i shërbyen asnjëherë për gol. Aspak e bukur edhe mungesa e përshëndetjes me Vrionin që e zëvendësoi (Nga min 58′ Vrioni 5 – I paqartë në vendosje, i ashpër në ndërhyrje, por pak depërtues. Shumë i ri dhe pak i ndihmuar nga shokët.).
Sferi
SEFERI 5.5 – Tri raste të humbura në dy ndeshje… Ia përplas topin portierit dy herë në trup dhe tregon se i mungon kthjelltësia dhe cinizmi në momentin final. I zoti në krijimin e hapësirave, ka teknikë të lavdërueshme dhe shumë dëshirë për të bërë mirë, por topin nuk e çon dot në rrjetë
(Nga min 78′ Manaj – Egoist si përherë kur prek topin, por në aq pak minuta sa luajti nuk ndryshoi asgjë.).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"