“Kemi vuajtur me Flamurtarin”, Daja i pakënaqur: Lojtarët duhet të sillen njësoj si ndaj Partizanin, ja çfarë nuk shkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 16:19

“Kemi vuajtur me Flamurtarin”, Daja i pakënaqur: Lojtarët duhet të sillen njësoj si ndaj Partizanin, ja çfarë nuk shkon

Skënderbeu triumfoi me një gol në minutat e fundit ndaj Flamurtarit. Pavarësisht kësaj fitoreje, trajneri i skuadrës korçare shprehu pakënaqësi në lidhje me motivimin e skuadrës. Sipas teknikut kryeqytetas ekipi shfaq oshilacione, duke i nënvlerësuar skuadrat e dorës së dytë.  

bandicam 2020-01-25 16-10-56-419

“Kemi goxha oshilacione, e vumë re dhe sot. E prisja, pavarësisht se punuam për t’i ulur lojtarët me këmbë në tokë. E pasqyra e gjysmës së parë të kampionatit ka qenë e tillë, kemi vuajtur me Flamurtarin.

Nuk është i njëjti përqendrim, pavarësisht se Vlora sot duhet të komplimentohet sepse nuk u mblodh mbrapa dhe bëri futboll të hapur. Shpejtësi e veprimit tonë ishte e ulët duke i ulur befasinë sulmit.

Terreni dhe sulmet e shpejta – Sulmet e shpejta janë një nga elementët e fortë tona. Po të shikojmë strukturën, lojtarët nivelin teknik e kanë shumë të mirë, për të krijuar befasi në sulm. Sot kishim ndërtuar një tjetër manovër për ta vënë në vështirësi Flamurtarin, përqendrimi nuk ka qenë i duhuri, kjo gjë më shqetëson.

Motivimi – Fajin kryeson e merr trajneri bashkë me stafin. Pavarësisht se ne jemi munguar ta largojmë ekipin nga situata me UEFA-n, kjo shfaqet. Lojtarët njësoj duhet të sillen si me Partizanin si me Flamurtarin. 3 pikë është fitorja me Partizanin, 3 pikë është dhe me ekipet e tjera. Me të mbaruar ndeshja me Partizanin, lojtarët po festonin, ndërsa unë iu thashë që të uleshin me këmbë në tokë, se këto ndeshje i kemi më shumë problem.

Gjendja e fushës – Është një nga fushat më të mira në Shqipëri, por për vetë temperaturat dhe për shkak të ngricave është kjo gjendja. Shpresoj që ta kemi fushën në kushte optimale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"