“Kemi treguar se nuk dorëzohemi asnjëherë”, Lëv: Avantazhi i madh për ne është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 12:54

“Kemi treguar se nuk dorëzohemi asnjëherë”, Lëv: Avantazhi i madh për ne është…

Me një fitore të thellë ndaj Irlandës së Veriut, trajneri Joakim Lëv dhe skuadra e tij mbyllën fazën e grupeve të eliminatoreve të Europianit. Tekniku i “Pancerave” një ditë më pas në një intervistë për mediat gjermane u shpreh se ishte shumë i kënaqur për gjithçka që kishte ndodhur në këtë sezon.Lëv

Çfarë note do t’i vinit skuadrës pas këtyre ndeshjeve eliminatore?

Paraqitja e djemve më ka pëlqyer shumë. Ndeshja ndaj irlandezëve tregoi se skuadra nuk dorëzohet lehtë. Edhe pse ishim në disavantazh, vazhduam të luanim me të njëjtën këmbëngulje si në start. Në fund, ky mundim i djemve u shpërblye me një fitore të madhe. Ishte shumë dëfryese të shihje atë ndeshje.

Gjithmonë keni dashur të shihni një skuadër të shpejtë, sa u pa kjo në ndeshjen e fundit?

Kemi praktikuar disa lëvizje në stërvitje për të bërë lojën që duam dhe kemi mundësi t’i shfaqim në fushë duke parë edhe potencialin e çdo individi. Me inkursionet e shpejta i kemi dhënë mundësi mbrojtjes të ketë më pak punë. Kjo është loja që dua dhe këtë pashë edhe në fushë ndaj Irlandës së Veriut.

Çfarë mendoni se do të rezervojë shorti më 30 nëntor në Bukuresht?

Do të jetë një kompeticion interesant. Nuk më intereson shumë shorti, pasi në këtë fazë çdo skuadër është e fortë. Në 2012-ën kemi pasur në grup skuadra si Holanda, Danimarka dhe Portugalia.

Ndeshjet e grupit në Europian do të zhvillohen të gjitha në Mynih, ju favorizon kjo?

Në Mynih është gjithmonë bukur të luash. Mezi po presim, jam i bindur se edhe tifozët mendojnë të njëjtën gjë. Sigurisht që ky është një avantazh i madh për skuadrën.
Joachim-Low-Germany-980524

Ju shqetëson fakti që nuk do të punoni me skuadrën për katër muaj?

Po, pushimi na dëmton shumë. Është gjithmonë e vështirë të përgatisësh atë që ke në mendje kur nuk ke në dispozicion lojtarët. Në të njëjtën kohë do të jemi vigjilentë dhe do të ndjekim ecurinë e çdo lojtari, ritmin dhe gjendjen e tij fizike. Do të mirëpresim gjithashtu edhe lojtarët që do të vijnë nga dëmtimi.

Deklaruat se në mars do të luani ndaj dy kundërshtarëve të fortë, cilët janë?

Spanja është e sigurt. Kundërshtari i dytë nuk është vendosur ende. Do të tentojmë Portugalinë ose Belgjikën. Gjithsesi do të presim edhe shortin në datën 30.

Ishte Leon Gorecka fituesi i këtyre dy ndeshjeve të fundit?

Ai po bën një punë të mirë. Luan shumë në thellësi dhe është gjithmonë një kërcënim për mbrojtjen kundërshtare. Nëse gëzon gjithmonë një shëndet të mirë, është pa dyshim një siguri e madhe për skuadrën tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"