“Kemi treguar se dimë të rikthehemi”, Kruja para ndeshjes me Apoloninë: E gjithë Shkodra kërkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 17:06

“Kemi treguar se dimë të rikthehemi”, Kruja para ndeshjes me Apoloninë: E gjithë Shkodra kërkon…

Mesfushori i Vllaznisë , Arsid Kruja, ka folur para ndeshjes me Apoloninë në kampionat, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme. Kruja ka thënë se fierakët nuk duhet të quhen si një ekip i lehtë, duke shtuar më tej se Vllaznia luan vetëm për fitore dhe nga e kaluara ka treguar se dinë të ringrihen.

arsid kruja

“Normalisht që jo vetëm ne, por i gjithë qyteti, gjithë Shkodra, kërkon fitoren për të arritur tek objektivi. Besoj se do ia dalim që të fitojmë nesër.

Nuk mund të them se Apolonia është kundërshtar i lehtë, pasi duhet një vlerësim maksimal për çdo skuadër. Ndaj secilit kundërshtar ne japim maksimumin dhe duhet të marrim pikët e plota.

Humbja me Laçin nuk ishte një rezultat që e prisnim, por ne kemi treguar që dimë të ringrihemi. Do tentojmë ta kalojmë nesër me fitore.

Problemet e së kaluarës? Nuk mund ta quaj dëmtim, sepse nuk ishte fizik. Kam kaluar një gjendje gripale dhe tani jam shumë mirë dhe kërkoj të bëj maksimumin për Vllazninë”, tha Kruja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"