“Kemi të gatshëm vetëm 15 lojtarë”, Migen Memelli: Na duhen 5-6 përforcime për Skënderbeun solid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 20:38

“Kemi të gatshëm vetëm 15 lojtarë”, Migen Memelli: Na duhen 5-6 përforcime për Skënderbeun solid

Migen Memelli mendon se Skënderbeut i duhen edhe 5-6 afrime për të qenë i kompletuar. Trajneri foli për “Panorama Sport” pas testit të djeshëm.

Memelli Lici

“Në tërësi si lojë jam i kënaqur me ekipin. Kishim përballë një Vllazni me eksperiencë dhe cilësi, por edhe pse ishim në disavantazh 0-2, ekipi rriti agresivitetin dhe reagimi ishte i shpejtë. Jemi në kulmin e fazës përgatitore dhe intensiteti i lojës ka qenë i kënaqshëm, sidomos në pjesën e dytë.

Të tre golat që pësuam kanë qenë prej gabimeve individuale të lojtarëve tanë. Megjithatë, rëndësi ka që t’i rikuperojmë në javët që vijnë. Aktualisht kemi të gatshëm vetëm 15 lojtarë, bashkë me portierët, kështu që do të përpiqemi që deri në fund të bëjmë 5-6 afrime të tjera për të plotësuar skuadrën, në mënyrë që të jemi sa më solidë në Kategorinë e Parë.

Të shtunën do të luajmë një miqësore me Lushnjën, e më pas javën tjetër me Besën. Pas këtyre ndeshjeve do të shikojmë se ku jemi si ekip. Besoj se pas 10 ditësh skuadra do të jetë gati”, deklaroi dje Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"