“Kemi shumë shanse për vendin e dytë”, Manaj: Ja e vërteta me Bajramin për fanellën me numrin 10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 23:08

“Kemi shumë shanse për vendin e dytë”, Manaj: Ja e vërteta me Bajramin për fanellën me numrin 10

Rei Manaj realizoi golin e parë në triumfin 5-0 të Shqipërisë ndaj San Marinos. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH, mesfushori lushnjar, ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2021-09-08 23-02-13-482

FITORJA- Është mirë të flasim për grupin. Në ndeshjen me Poloninë bëmë gabime. Duhet të jemi më të përqendruar. Është e vështirë me lojtarë si Levandovski të gabosh, pasi ata nuk falin. Duhet të luajmë si sot në pjesën e dytë, për njëri-tjetrin dhe pa asnjë lloj presioni.

Trajneri do gjithmonë më të mirën nga ekipi. Rezultati ishte 5-0 dhe mbajtëm njëçik topin. Ai si trajner do të kërkojë gjithmonë më shumë, por jemi të kënaqur.

NUMRI 10- Nuk ka asnjë pikë lidhje. Kur mungon një lojtar numri merret. Nuk është asnjë lloj problem. Bajrami kur ma mori numrin tha: Unë nuk kërkova këtë numër, por ma dhanë.

SHANSET PËR VENDIN E DYTË- Kemi shumë shpresa, por duhet të përqendrohemi shumë, mund të bëjmë super ndeshje si me Poloninë në pjesën e parë, por pësuam 4 gola.  Kemi një shans tjetër, në tetor presim Poloninë. E kemi gjithçka në dorën tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"