“Kemi punuar mirë këto kohët e fundit”, Ardit Hoxhaj: Nuk e kisha menduar që do të fitonim kaq thellë, ju tregoj të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 19:55

“Kemi punuar mirë këto kohët e fundit”, Ardit Hoxhaj: Nuk e kisha menduar që do të fitonim kaq thellë, ju tregoj të ardhmen…

Ardit Hoxhaj ishte njeriu i ndeshjes në triumfin 6-1 që Flamurtari arriti në shtëpi ndaj Luftëtarit. Futbollisti vlonjat realizoi 3 gola, teksa në prononcimin për “Gol pas Goli” pas ndeshjes, ai deklaroi:

Ardit Hoxhaj

“Kemi topa plot, na i mundëson federata, por s’e mora me vete.  Kjo është ndeshja më e mirë që kemi bërë që nga fillimi i kampionatit. Kemi punuar mirë këto kohët e fundit. Edhe ndaj Partizanit bëmë një paraqitje të mirë. Të them të drejtën fitoren e mendonim, por me një rezultat kaq të thellë nuk e mendoja. Mendoja një ndeshje të vështirë, por që ia dolëm.

Unë do luaj ku të më thotë trajneri. Kam luajtur edhe në mbrojtje edhe në sulm. Jam munduar të bëj më të mirën për ekipin. Roli im është sulmues krahu. Edhe trajneri e di mjaft mirë këtë gjë. Nuk kemi shumë lojtarë, jemi munduar të përshtatemi.

Kontrata më mbaron këtë vit. Gjëja e parë që do të bëj do të bisedoj me presidentit e Flamurtarit, nëse do të ketë një projekt serioz për ta ngritur Flamurtarin aty ku i takon, do të më pëlqente të isha pjesë e këtij projekti. Për të ardhmen kam pasur kontakte me ekipe të ndryshme, por gjëja e parë që do të bëj është do flas me presidentin. Nëse nuk ka projekt serioz do të dëgjojë oferta” , shpreh Ardit Hoxhaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"