“Kemi probleme në dy reparte”, flet Maldini: Mungesa e Ibrës peshon shumë, ja kur rikthehet me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 12:20

“Kemi probleme në dy reparte”, flet Maldini: Mungesa e Ibrës peshon shumë, ja kur rikthehet me skuadrën

Paolo Maldini ka komentuar situatën e Milanit pas problemeve të mbrojtjes të shfaqura edhe dje. Sipas drejtuesit, ekipi ka nevoja edhe në sulm, ku i riu Kolombo gjithsesi me paraqitjen e bërë ndaj Bode Glimtit tregoi se cilësitë nuk i mungojnë.

Ibra-Maldini

Nëse do të jetë ai ose jo zëvendësi sezonal i Ibrës, kjo mbetet për t’u parë, teksa Maldini shpjegon: “Ibra është shumë mirë me shëndet e nuk ka asnjë simptomë të virusit. Mungesa e tij peshon shumë, por tani mundet vetëm të shpresojmë që sëmundja t’i kalojë sa më shpejt.

Personalisht mendoj se do të jetë gati për një javë. 52-vjeçari ka komentuar edhe punën në merkato për kuqezinjtë. Mund të them se problemet tona qëndrojnë në sulm dhe në qendër të mbrojtjes ku jemi të paktë në numër. Shkaku i këtyre mungesave janë dëmtimet që kanë prekur qendërmbrojtësit. Romanjoli është gati dhe Muzakio do të jetë pas ndalesës për kombëtaret”, përfundoi Maldini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"