“Kemi probleme me skuadrat e vogla”, ish-sulmuesi Kapllani: Ju tregoj dilemën që kam për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 23:28

“Kemi probleme me skuadrat e vogla”, ish-sulmuesi Kapllani: Ju tregoj dilemën që kam për Kombëtaren

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, ka folur në prag të përballjes që Shqipëria do të luajë ndaj Kazakistanit, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në një lidhje live nga Gjermani, për “Supersport”, 38-vjeçari u shpreh:

Edmond Kapllani

“Kritika do të ketë gjithmonë. Prandaj janë specialistët. E shikoj të lehtë në letër, por të vështirë në fushë. Edhe në 2015 kur fituam 2-1 ishte e vështirë. Edhe nesër po e njëjta situatë do të jetë. Kualitetet duhet t’i shprehim në fushë. Kazakistani do të luajë i ngjeshur në mbrojtje. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat. Rastet që kemi t’i shënojmë.

Historikisht kemi luajtur mirë me të mëdhatë dhe kishim probleme me të voglat. Duhet ta tregojmë veten që jemi favoritë. Duhet ta dominosh kundërshtarin. E dominon dot? Kjo është dilema ime. Duhet ta kemi topin në kontroll dhe duhet të jemi të rrezikshëm.

Po luajmë me kundërshtarë të një niveli të ulët. I njëjti sistem është luajtur, nuk besoj se dhe nesër të ketë ndryshime. 3-5-2 më pëlqen si sistem, por duhen lojtarët e duhur. Hysaj luan në çdo pozicion të repartit të mbrojtjes, por nuk ka kualitet në ofensivë.

Nesër do të jetë një ndeshje e vështire. Gjasula dhe Abrashi janë 2 të njëjtë. Duhen lojtarë më ofensivë. Mund të fitojmë me një rezultat të ngushtë. 2-1 ose 1-0”,  u shpreh Kapllani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"