“Kemi objektiv të çojmë futbollistë në tregjet e pasura të futbollit”, Kokëdhima: Ja pse nuk shkojmë në takim me ministren e financave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 18:53

“Kemi objektiv të çojmë futbollistë në tregjet e pasura të futbollit”, Kokëdhima: Ja pse nuk shkojmë në takim me ministren e financave

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ishte i pranishëm në “Loro Boriçi”, ku ndoqi nga afër miqësoren mes Vllaznisë dhe skuadrës fierake që përfundoi në barazim pa gola. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat, Kokëdhima u shpreh:

kokedhima

“Ne gjithmonë e kemi thënë që Fideli i takon botës së futbollit më shumë se sa të politikës. Ne besojmë se ai do të bëjë përpjekje për të mbështetur kërkesat e Ligës dhe për të lobuar për to.

Nuk shkuam në takim, se nuk ka nevojë për një zgjidhje teknike. Ministria e Financave ka qenë gjithmonë kundër kërkesave. Këto kërkesa kanë 4 vjet, nuk janë të reja. Ministria e Financave ka qenë një kështjellë burokratike, armiqësore me interesat e ekonimisë së futbollit në Shqipëri. Ne nuk presim zgjidhje teknike. Kjo është një çështje e vullnetit politik. Nuk bën dot vullnet politik Ministria e Financës, vullnet politik të shumicës mund të bëjë kryeministri. Në qoftë se shumica ka dëshirë për ta zgjidhur këtë situatë, këto i takojnë kryeministrit.

S’kemi gjëra për të biseduar me Ministrinë e Financës. Nuk është kokëfortësi kjo, është gjë shumë e thjeshtë, do vullnet politik, për përmbushjen e kërkesave elementare. Ne nuk duam konfrontime apo luftë. Interesat partiake nuk kanë lidhje me botën e futbollit.

Është një luftë që bëjmë për të gjitha sportet, është një luftë për shëndetin e popullit, një luftë për ekonominë e popullit.

Miqësorja e sotme ishte një ndeshje e bukur, e dobishme për trajnerët dhe skuadrat.

Unë jam pjesë e botës së futbollit, kam interesat e mija, si të gjitha klubet. Unë nuk kam interesa të fshehura, i kam të hapura. Dua që Apolonia të eci në mënyrë të shëndetshme. Nuk jam për komplote dhe puçe. Unë jam një nga 10 kolegët që ngre zërin.

Apolonia dëshiroj t’i justifikojë pritshmërinë e qytetarëve të Fierit dhe të tifozëve, të konsolidojë qëndrimin në Superiore dhe t’i rrisë vlerën lojtarëve të rinj. Ka për mision që lojtarët e rinj t’i çojë në tregjet e pasura të futbollit, për të bërë famë, ëndrrat realitet dhe pasuri”, u shpreh Kokëdhima.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"