“Kemi një gjeneratë të mirë dhe duam kualifikimin”, flet Dede: Për sulmuesit kishim një marrëveshje me…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 11:39

Kombetarja U-19 LAJMI KRYESOR Të fundit

“Kemi një gjeneratë të mirë dhe duam kualifikimin”, flet Dede: Për sulmuesit kishim një marrëveshje me…

Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede ka zbardhur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore që do të zhvillohen gjatë këtij muaji, teksa kuqezinjtë luajnë ndaj Islandës, Belgjikës dhe Greqisë. Ai ka dalë dhe në konferencë për shtyp ku ka folur për këto sfida, si dhe gjendjen e skuadrës.

NEVIL DEDE (1)

Marrëveshje me dy sulmuesit? “Të jem i sinqertë, kemi punuar shumë, jemi munduar të bëjmë diçka të mirë. Broja, Bullari dhe Ndreçka kanë qenë pjesë e kombëtares U-21, kanë luajtur mirë dhe kanë lënë gjurmë. Kjo është një marrëveshje mes drejtorit teknik, presidentit të Federatës, trajnerit U-21 dhe atë të Kombëtares A, ku është vendosur që të jenë pjesë e Kombëtares U-19. Kjo tregon për pritshmëritë tona dhe atë që ne kërkojmë. Ne shkojmë aty për t’u kualifikuar, pasi kemi një brez shumë të talentuar. Shpresoj që kjo të jetë një gjeneratë e mirë për Kombëtaren A. Kjo na bën që të kemi pritshmëri të mëdha”.

Jeni si të barabartë me ekipet që do përballeni? “Informacionin e kemi të plotë, madje ne njohim çdo kundërshtar, tashmë është bërë çdo gjë e thjeshtë. Ne kemi një gjeneratë shumë të fortë dhe jemi në vazon e katërt në grupin tonë. Ne jemi pretendentë. Belgjika, Greqia dhe Islanda janë kundërshtarët tanë. Për mua ky është grupi më i ekulibruar. Grekët dhe belgët kanë një koefiçent më të lartë sepse kanë bërë mirë vitet e fundit. Islanda është një vend që është gjithmonë është në rritjen dhe e tregojnë rezultatet”.

Fitorja me Poloninë? “Vet lojtarët para asaj ndeshje, e dinin që  Polonia ishte e barabartë me kundërshtarët që ne kemi në grup dhe ky është një sinjal i mirë dhe i vërtetë që ne morëm. Ka të bëjë me moralin dhe me atë që jemi në gjendje të bëjmë. Grupi është i njëtë me atë ndeshje, janë vetëm emrat e rinj që vijnë nga U-21”.

Ernest Muçi? “Po të shohësh listën e U-19, vetëm dy lojtarë janë ata që nuk kanë minutazh të plotë, pasi janë në ekipet e para, janë Ernest Muçi dhe Ledio Beqja. Është fat që lojtarët e tjerë luajnë titullarë aty ku ata ndodhen dhe ky është avantazh i madh. Rritja e Muçit është e madhe, në çdo ndeshje ai është determinant dhe jo pa qëllim është kapiten. Kjo e bënë atë më të fortë. Minutazhi është i pakët, por ai është pjesë e Tiranës dhe duke ditur si stërviten aty, dhe paraqitjet që bën është e drejë thirrja e tij. Në momentin që ai do të ketë probleme në formë, i përket klubit pasi varemi nga klubi”.

Mbrojtja? “Jemi munduar të shohim shumë mbrojtësa, kemi ndryshuar emra nga lista në listë dhe jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Pici është një lojtar që vjen nga ekipet zinxhir të U-17. Rendësi ka si do mbrojmë si skuadër. Nëse ne do të arrijmë ta bëjmë mirë si ekip, nuk gjykoj që do goditemi. Në futboll është edhe fati brenda, por mos të harrojmë që janë mosha delikate. Mbrojtësat do të jenë pjesë e prespektivës”.

Precedentë me lojtarë që kthejnë mendje? “Vetëm një rast kishim në mars-prill. Ishte Ardian Bajrami, erdhi me ne pastaj zgjodhi të shkonte me Zvicrën. Në rastet e tjera nuk ka ndodhur. Mundohemi të zgjedhim lojtarë që nuk janë të dyjëzuar. Jam munduar të mos shkojmë tëk ata. Rastin e Andrea Ndoj,nuk e njoh, mund të jetë i datëlinjes 2000. Mentaliteti ynë është të fitojmë dhe mos të kemi frikën të humbasim,. Do t’i tentojmë të gjitha”.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com