“Kemi nevojë për përforcime”, flet Egbo: Me Bylisin do të jetë e vështirë, ju tregoj objektivin e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 13:55

“Kemi nevojë për përforcime”, flet Egbo: Me Bylisin do të jetë e vështirë, ju tregoj objektivin e klubit

Tirana do të luajë me Bylisin ditën e nesërme, një ndeshje ku bardhebultë do të kërkojnë vetëm fitoren, për të arritur objektivat që kanë. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri I kryeqytetasve, Emanuel Egbo, i cili ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe është shprehur se do të luajnë vetëm për fitore.egbo

Si ka shkuar faza përgatitore?

Faza ka shkuar shumë mirë në pritshmëritë tona. Mendoj se ekipi është gati për kampionatin. Jemi në 100 % si në tre ndeshjet e fundit.

Bylisi?

Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta, edhe me ekipin e fundit të tabelës kanë interesat e veta, dhe duan të tregojnë diçka. Kemi ndeshje direkte nesër. Një fitore do të ishte shumë e nmirë për ekipin.

Merkato?

Ne e dimë që ka nevojë për përforcime sidomos në mbrojtje. Klubi po punon për përforcime dhe ka ende kohë deri në fund dhe mendoj se do kemi një përforcim edhe një ekip të kompletuar.

Pika me e fortë e Bylisit?

Kam qenë atje, është një ekip që gjithmonë në fushë luajnë të bashkuar dhe kanë çunat të rinj që duan të tregojnë se çfarë mund të bëjnë. Është një ekip shumë i fortë si brenda edhe jashtë.

Obkjetikvat?

Në shpresojmë, të marrim sa më shumë fitore, llogaritë bëhen në fund. Objektivi është ti marrim ndeshjet një nga një. Këtë ka vendosur edhe klubi për ne.

Mendoj se kemi pasur ndryshime në ekip dhe do të kemi edhe në vazhdim. Duam të vazhdojmë ritëmin që e lamë në fund të vitit të kaluar.egbo

Gjici nuk e ka përmendur Tiranën si pretendente për titull, mendimi juaj?

Nuk mund të merrem me ato që thotë presidenti i një klubi tjetër, merrem vetëm me Tiranën jo me të tjerët.

Doni përforcime në ekip?

E kam thënë që kemi nevojë, dhe klubi po punon për këtë nuk është se po rrinë duar kryq. Në janar është e vështirë që të gjesh një lojtar të mirë, mund të ketë shuëm të mirë, por jo për Tiranën.

Të dëmtuarit?

Hasani mund të kthehet për një javë ose një javë e gjysëm. Dunga ka kryer një operacion dhe mund të kthehet në shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"