“Kemi ndryshuar si skuadër”, Kamarata kundër Ahmatajt: Ishte penallti e pastër ajo e Gjatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 16:07

“Kemi ndryshuar si skuadër”, Kamarata kundër Ahmatajt: Ishte penallti e pastër ajo e Gjatës

Trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata është shprehur se barazimi me Skënderbeun është shumë i rëndësishëm, edhe për faktin se është ndaj një kundërshtari direkt. Për “Gol pas Goli”, Kamarata nuk ishte në një linjë me trajnerin kundërshtar, duke thënë se ajo e Gjatës ishte një penallti e pastër.

bandicam 2021-01-24 16-01-38-759

NDESHJA Ishte një pikë e rëndësishme ndaj një kundërshtari direkt. Donim ta fitonim ndeshjen, pro nuk jemi vetëm ne në fushë, luajti edhe kundërshtari. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Por mund të them se ishte një pikë e rëndësishme.

DEKLARATA E AHMATAJT- Mesa kam parë nga stoli, ishte penallti. Gjata ishte brenda, ndërsa kundërshtari e preku. Ajo ishte një penallti e saktë. Si mund të mos e japësh atë?! Mbrojtësi bën një gabim aty, e përqafon lojtarin tonë dhe është një penallti e qartë. Dua të shikoj penalltinë në favor të Skënderbeut, ndonëse nuk dua të flas për arbitrat.

SKUADRA- Që prej 25 ditësh, kur kam ardhur unë, skuadra ka bërë përmirësime të ndjeshme. Edhe ndaj Kukësit mendoj se meritonim më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"