“Kemi mundur veten”, Shehi i zhgënjyer: Humbje që djeg, ja çfarë nuk shkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 23:01

“Kemi mundur veten”, Shehi i zhgënjyer: Humbje që djeg, ja çfarë nuk shkoi

Trajneri i Kukësit, Orges Shehit, u shfaq tepër i zhgënjyer pas eliminimit në gjysmëfinale nga Teuta. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës verilindore u shpreh:

sHEHI

ZHGËNJIMI- Kemi bërë ndeshje të mirë. Kemi mundur veten. Në shumë minuta mund ta menaxhonim mirë. Mund ta mbyllnim ndeshjen. I tillë është futbolli. Mund të ishim më të përqendruar. Gjëra që ndodhin.

GOLAT E TEUTËS – Moviolë nuk bëj, nuk është kompetenca ime. Nuk do të merrem me gjyqtarët. Përgjegjës i parë jam unë, nuk janë lojtarët.

FINISHI I SEZONIT- Të gjithë jemi të mërzitur, kualifikimi ishte në dorën  tonë. Ishte ndeshja më e rëndësishme. Mërzitja është prezente.

HUMBJA- Na djeg. Trofe që e kishim ne në dorë. E çuam ndeshjen aty ku donim. Duhet shumë punë që të rikthejmë entuziazmin. Do të jetë e vështirë. Kampionati nuk është në dorën tonë. Duhet të ishim më të përqendruar në episode të veçantë. Duhet të shmangnim këto gjërat e vogla që na shkaktuan humbjen.

ANALIZA E LOJËS – Na mungonin 2 titullarë. Unë nuk jam qaraman, jam natyrë optimiste. Obanori në mbrojtje ishte shumë i rëndësishme. Bëmë lojën të mirë, ishim të vendosur mirë taktikisht, por u penalizuam nga 2 shpërqendrime që duhet t’i shmangnim. Humbje që na djeg, sepse kemi bërë mirë dhe ishim dominantë. Duhet ta shoh ndeshjen me qetësi. Të vjen keq, kur e ke lojën në zotërim dhe e humbet. Kundërshtari nuk na vuri në presion. E humbëm ndeshjen nga episodet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"