“Kemi mjaft punë për të bërë”, Ilir Daja: Ja ku do të fokusohemi në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 22:16

“Kemi mjaft punë për të bërë”, Ilir Daja: Ja ku do të fokusohemi në merkato

Ilir Daja nuk i jep rëndësi rezultatit, pasi këtë miqësore e shfrytëzoi për të parë çdo lojtar që kishte në dispozicion. Mendjen e ka te merkatoja, ndonëse evidenton se do të tregohen tejet të kujdesshëm për të gjetur të duhurit dhe forcuar organikën. 

ilir daja1

“Kemi startuar vitin 2020 me stërvitje e ngarkesa, prandaj e shpërndamë aktivizimin e të gjithë futbollistëve në këtë miqësore të parë. I përdora të 24 lojtarët që kisha në dispozicion, për të parë formën e tyre dhe provuar gjithçka që kërkon ky moment. Sigurisht që kemi shumë punë për të bërë. Dihet që në dimër ka pak alternativa për futbollistë cilësorë.

ilir dajaaa

Faktikisht, me dy miqësoret e tjera që do të kemi ndaj Besëlidhjes dhe Luftëtarit po këtu në kompleksin ‘Tropical’, do të vendosim për grupin që do të përballojë gjysmën e dytë të këtij sezoni. Sa u takon emrave të lojtarëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje, do të jemi të kujdesshëm deri në ditën e fundit të afatit të lëvizjeve. Për Oto Xhon ishte dakordësia e klubit që ai të largohet për në kampionatin kosovar. Do të jemi aktivë në merkato e do të shohim disa elementë të rinj që mund të na shërbejnë”, tha trajneri i Skënderbeut për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"