“Kemi mësuar shumë nga ju”, ish-futbollisti i Besëlidhjes falenderon presidentin Noka pasi e la të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 17:26

“Kemi mësuar shumë nga ju”, ish-futbollisti i Besëlidhjes falenderon presidentin Noka pasi e la të lirë

Ish-futbollisti i Besëlidhjes Lansinet Sidibe falënderoi presidentin e klubit lezhjan Gjok Nokën për lënien si lojtar i lirë. Në nëj mesazh të publikuar në rrjetet sociale, mesfushori 23-vjeçar i shpreh mirënjohjen Nokës për zgjuarsinë dhe kujdesin treguar.
sidibe noka
Pas shumë këmbënguljeve të të dyja palëve, presidenti i Besëlidhjes pranoi që Sidibe të kthehej në lojtar të lirë dhe tashmë mund të bashkohet lehtësisht me cilëndo skuadër që dëshiron.

“Faleminderit, zoti president për letrën! Është e vërtetë që gjatë këtyre viteve ne kemi qenë me fat që kemi përfituar nga përvoja, këshillat e zgjuara dhe shqetësimi juaj. Tani ka ardhur koha për t’ju lënë juve të përballeni me publikun. Faleminderit shumë!”, shkruan ish-lojtari i Flamurtarit, Teutës, Tiranës dhe Besëlidhjes Lansinet Sidibe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"