“Kemi mesfushë të mirë”, futbollisti i Lushnjes: Jemi në formën e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 25, 2020 | 14:11


“Kemi mesfushë të mirë”, futbollisti i Lushnjes: Jemi në formën e duhur

Lushnjarët vijojnë të përgatiten në kuadrin e ndeshjes me Besën, që ende nuk ka datë. Sipas kalendarit, verdhejeshilët do ta nisin kampionatin në shtëpi, me një përballje tradicionale, siç është ajo me kavajasit. Për gazetën “Panorama Sport”, mesfushori organizator Melis Haxhiu”, shprehet:
Lushnja
“Mendoj që ekipi është në formën e duhur, jemi stërvitur shumë mirë dhe mezi presim të fillojë kampionati. Jemi lojtarë të rinj dhe mezi presim të luajmë, të japim më të mirën tonë. Kemi një start të fortë, sepse do të luajmë me Besën. Gjithsesi, jemi në fushën tonë dhe ekipi përgatitet për të dhënë maksimumin. Është një sezon që e kemi vlerësuar, Lushnja ka një mesfushë të mirë, ka konkurrencë dhe besoj se kjo është pika jonë më e fortë”. Mesfushori 22-vjeçar do të luajë sezonin e katërt radhazi në “Roza Haxhiu”, teksa 4 vite më parë erdhi nga Shkëndija e Tiranës.

PORTA – Lushnja ka federuar vetëm dy portierë për këtë edicion. 21-vjeçarin Ariol Kaloshi dhe 38-vjeçarin Mikel Spaho. Portieri Klajdi Gurrica, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Lushnjës, është pranë kalimit te Dinamo U-21.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com