“Kemi më shumë kualitet se Kosova”, flet Kallaku: Jemi vëllezër jashtë fushe, brenda saj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 12:37

“Kemi më shumë kualitet se Kosova”, flet Kallaku: Jemi vëllezër jashtë fushe, brenda saj…

Kapiteni i Kombëtares së Shpresave, Sherif Kallaku, ka dalë në konferencë së bashku me trajnerin Alban Bushi, duke folur për ndeshjen ndaj Kosovës. Ai ka folur mbi dëmtimin e tij dhe për synimin e skuadrës, për ndeshjen e nesërme.

kallaku

Dëmtimi dhe forma? “Kalova një dëmtim një mujor dhe tani të jem realist nuk mendoj se ndihem në formën time optimale, pasi kam shumë për të dhënë. Gjithsesi ndihem shumë mirë për ta luajtur këtë ndeshje dhe për të bërë një paraqitje të mirë”.

Kosova? “Siç e tha edhe profesori, ata kanë më shumë pikë se ne. Dua të theksoj se kualiteti tek ne është pak më i madh se tek ata. Kemi punuar mirë në stërvitje dhe do ta përballojmë këtë ndeshje. Duhet ta shikojmë thjesht si një ndeshje të radhës, që duhet të marrim tre pikët. Për ne është detyrim”.

Lider? “Të gjithë, të 11 lojtarët, jemi lider. Nuk është se jam vetëm unë lider”.

Vëllazërore apo derbi me Kosovën? “Normalisht mund të quhet ndeshje vëllazërore, por janë kualifikuese dhe janë detyrim tre pikët. Nuk do futemi si në një ndeshje vëllazërore, por për ta fituar. Normalisht që është një derbi. Është një derbi ku nuk gjëra të tipit “jemi vëllezër” nuk vlejnë brenda 90 minutave. Pas ndeshjes jemi vëllezër dhe rrimë së bashku”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"