“Kemi marrë licensimin nga FSHF për Kupat e Europës”, Djarmati: Nuk e di nëse do të jem vitin tjetër, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 12:45

“Kemi marrë licensimin nga FSHF për Kupat e Europës”, Djarmati: Nuk e di nëse do të jem vitin tjetër, por…

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati ka folur në një lidhje direkte në “SuperSport” përpara ndeshjes ndaj Apolonisë në stadiumin “Loni Papuçiu”. Drejtori i skuadrës shkodrane deklaroi se klubi ka marrë licensimin për Kupat e Europës në FSHF dhe se Vllaznia nuk i rrezikon objektivat e saj:

bandicam 2021-04-18 12-35-36-273

“Kemi marrë licensimin nga FSHF, kemi kaluar proceset për të dhe jemi gati për Europë. E shoh si një shtysë për përpara dhe djemtë do të shkojnë përpara. Unë nuk e shoh kurrë sportin në këtë mënyrë se çfarë do të ndodhë, unë shoh vetëm pozitiv dhe Kupat e Europës nuk do të rrezikohen.

Ne patjetër kemi bërë projekt për vitin tjetër, tani edhe puna ime varet nga rezultatet nëse ne fitojmë unë qëndroj. Nuk e di si mund të përgjigjem nëse do të kemi drejtor sportiv të ri ose jo.

Merkato? Adili, Gurishta, Isaevski, Da Silva, tregu vendos se çfarë do të bëhet ose do të bëhet për vazhdimësinë në kontratë, këto lojtarë që përmenda janë më interesantët. Apolonia ka problemet e veta, por ka një ekip të ri dhe të gjithë djemtë duan të vazhdojnë në Superligë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"