“Kemi marrë informacion nga miqësorja e Skënderbeut”, Abazaj: Pogradeci më ka surprizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2020 | 12:09

“Kemi marrë informacion nga miqësorja e Skënderbeut”, Abazaj: Pogradeci më ka surprizuar

“As vetë nuk e kisha menduar se ekipi do të reagonte kaq mirë”, thekson që në fillim të një prononcimi për “Panorama Sport” trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj. “E kam thënë gjithmonë se ekipi ynë ka në themel vetëm punën dhe kjo punë me kaq seriozitet do të na çojë te suksesi”, shton ai më tej.Abazaj222

Liqenorët nuk kanë mundësi për të luajtur miqësore dhe trajneri Abazaj po i teston të tijtë me ndeshje brenda grupit, siç do të ndodhë edhe të shtunën. “Kemi punuar në aspektin fizik dhe kemi ritëm, ndërsa tani po punojmë më topin. Shoh që ekipi nuk po has vështirësi dhe gjithçka duket se do fillojë tek ajo gjendje që edhe ka pasur kur u ndërprere kampionati. Ndeshjen e parë e kemi me Besën dhe nuk jemi indiferentë, por kemi marrë informacion edhe nga ai takim miqësor që ka zhvilluar me Skënderbeun.

Kavajasit kanë një ekip me futbollistë të mirë dhe kanë treguar se luajnë futboll, por besoj se do të dalim me fitore për të vazhduar rrugën drejt Superligës, duke ruajtur vendin e parë. Nuk mund të hedhim poshtë një sezon që e kemi dominuar me djersë dhe sakrifica.pogradeci

Nuk do të lejojmë që të tjerët të na e mohojnë fatin tonë. Cilido ekip që do të shkojë në Superiore, duhet ta vendosë fusha dhe vetëm fusha. Kush është më i miri, le ta meritojë, por e them me bindje se ne jemi më të mirët”, përfundon Abazaj. Pogradecarët janë të plotë për ndeshjen me Besën.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"