“Kemi lënë dy pikë ndaj një ekipi pretendent”, Karakaçi flet pas ndalesës me Egnatian: Duhet të përmirësoj gjuajtjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 17:49

“Kemi lënë dy pikë ndaj një ekipi pretendent”, Karakaçi flet pas ndalesës me Egnatian: Duhet të përmirësoj gjuajtjet

Abaz Karakaçi është kthyer në një nga liderët e mesfushës së Kastriotit dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e sotme ndaj Egnatias duke qenë një nga më të spikaturit në fushë. Duke folur për “Oversport” pas duelit, ai theksoi se ekipi kishte bërë mirë, por dilte nga fusha me 2 pikë të humbura pasi meritonte më shumë.

karakaci

“Barazimi mendoj se me lojën që zhvilluam, lamë dy pikë se kishim shumë raste. Egnatia ka ekip shumë të mirë dhe besoj se do të jetë ekip pretendent për lart se është ekip i mirë. Sot dominuam në lojë se kishim raste, pavarësisht se edhe me një pikë jemi të kënaqur.

Edhe unë besoj se i rri korrekt të gjithë detyrave që më jep trajneri se objektivi kryesor i klubit është të marrim pikë dhe unë mundohem të bëj maksimumin ku më thotë trajneri. Pavarësisht nëse e dallojnë apo jo tifozët, unë mundohem t’i shërbej ekipit dhe trajnerit që beson te unë. Dhe ne besojmë te ai se ka bërë një punë shumë të mirë.

Duhet të përmirësoj pak goditjen në portë, se po diskutoja edhe me trajnerin që ka 2-3 muaj që nuk po bëj goditje në portë, qoftë edhe në stërvitje. Por duhet të përmirësohem edhe më shumë në këtë aspekt”, theksoi Karakaçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"