“Kemi kampionat të dobët”, Hafizi: Asnjë lojtar i Superiores nuk vlen për Kombëtare, i marrin vetëm për qoka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 14:39

“Kemi kampionat të dobët”, Hafizi: Asnjë lojtar i Superiores nuk vlen për Kombëtare, i marrin vetëm për qoka

Pak ditë më parë, Silvinjo publikoi listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet që Shqipëria luan ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Hafizi

Nga Superiorja, i grumbulluar është vetëm Andi Hadroj ndërkohë që Astrit Hafizi u shpreh që askush nuk e meriton. I ftuar në emisionin “Studio Sport” të Vilma Mashës në “Vizion Plus”, Hafizi shtoi se futbollistët e Superiores nuk vlejnë për Kombëtaren dhe merren vetëm për qoka.

“Kampionatin tonë e kemi të dobët dhe mos t’i kthehemi këtyre problemeve sepse nuk kemi lojtarë që vlejnë. Atë që e merr, e merr kot për të mbush topat. Nuk kryejnë asgjë në ekipin tonë Kombëtar. Jemi specialista.

Për çfarë ta marrim? Për të bërë një qokë që të jetë dikush nga Shqipëria, me gjithë Hadrojn që mendoj që ai ka kënaqësi kur shkon në Kombëtare, por do të jetë lojtar i 27 ose i 28. Tani më thoni kujt i shërben”, u shpreh Hafizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"