“Kemi fituar 10 lojtarë të rinj”, Edi Reja: Objektivi ynë është të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 21:55

“Kemi fituar 10 lojtarë të rinj”, Edi Reja: Objektivi ynë është të…

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Lituanisë, ku vlerësoi maksimalisht ekipin kundërshtar. Tekniku italian u ndal edhe te lojtarët e rinj të thirrur në grumbullimin e fundit, teksa i vlerësoi maksimalisht këta të fundit.

REJA

“Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë. Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë.

Ne patëm pak mundësi për të konkretizuar rastet që patëm. Është e qartë se pastaj për një gabim doli goli, ajo përfitoi nga ky gabim që ndodhi. Ndeshja mund të mbyllej edhe 0-0 që do të kishte qenë rezultati më i drejtë.

Objektivi ynë është të vijmë këtu e të vëmë në vështirësi Lituaninë. Nuk është e thjeshtë, është skuadër fizike, bën trysni në të gjithë fushën, nga pikëpamja fizike ka shumë intensitet, duhet të jemi të vëmendshëm në hapësira të pakta, duhet të mundohemi të bëjmë maksimimin për të konkretizuar rastet me lojën që bëjmë zakonisht..

Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë.

FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap pas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj. Ndonjë lojtar tjetër mund të debutojë në këtë ndeshje. Kam shumë besim tek të rinjtë e afruar”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"