“Kemi ekipin më të mirë të Grupit A”, Begeja nuk e diskuton triumfin ndaj Tërbunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 15:20

“Kemi ekipin më të mirë të Grupit A”, Begeja nuk e diskuton triumfin ndaj Tërbunit

Në Shijak vjen sot Tërbuni dhe Erzeni, pas dy fitoreve radhazi, madje me rezultat të thellë, nuk dëshiron të ndalet. Trajneri i shijakasve, Gentian Begeja, për këtë ndeshje thekson:

begeja

“I kemi harruar 2 fitoret dhe jemi të angazhuar totalisht për ndeshjen me Tërbunin në fushën tonë. E respektojmë në maksimum ekipin pukjan, por të mos harrojmë se jemi ne skuadra, në gjykimin tim, më e mirë e Grupit A. Luajmë vetëm për fitore, nuk kemi alternativë tjetër si skuadër pretendente për në Superiore.

Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë në çdo drejtim. E rëndësishme për mua është që futbollistët kanë një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitore. Janë të karikuar, pasi kanë marrë pagën këto ditë dhe besoj se do të fitojmë para tifozëve tanë”.

Fiqiri Shehu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"