“Kemi ekip të kompletuar”, Kashami optimist: Jemi pretendentë për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 21:20

“Kemi ekip të kompletuar”, Kashami optimist: Jemi pretendentë për Superioren

I kënaqur në fund të ndeshjes u paraqit edhe trajneri i Besës, Ndriçim Kashami. Sipas tij, skuadra luajti mirë, por nëse lojtarë të veçantë të kishin qenë më të përqendruar, mund të kishin shënuar golin e barazimit. Kashami nga ana e tij pranoi se Besa është pretendente për t’u ngjitur në Superiore.

Kashami

“Kemi luajtur mirë në këto miqësore. I njohim edhe kundërshtarët me të cilët do të luajmë në javët e para, sepse jemi përballur në miqësore. Jemi pretendentë për t’u ngjitur në Superiore, por do të jetë shumë e vështirë. Kampionati është i fortë dhe kur ke pretendime, të gjithë duan të përballen me ty. Kemi ekip të kompletuar dhe jam i bindur që do të bëjmë mirë. Pretendimi ynë është Superiorja. Do të jetë një luftë e ashpër, por cilësitë dhe skuadra që kemi ndërtuar bëjnë që të luftojmë”, mbylli Kashami. Ky i fundit la të kuptonte se lufta sportive në Kategorinë e parë është më e ashpër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"