“Kemi ekip me personalitet”, Gjelbrim Taipi: Nuk besoj që do të biem nga kategoria, presim ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 17:45

“Kemi ekip me personalitet”, Gjelbrim Taipi: Nuk besoj që do të biem nga kategoria, presim ndeshjen e radhës

Kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi padyshim ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushë në sfidën ndaj Teutës. Pas barazimit pa gola, ai është shprehur se i vjen keq që në nuk fituan, por deklaron se është i sigurt që ekipi nuk do të bjerë nga Kategoria.

bandicam 2023-04-30 17-33-56-603

“Kur je në këto lloj situatash, nuk të bëjnë shumë përshtypje ndeshjet e mira. Ne nuk dorëzohemi dhe do përgatitemi për ndeshjen e radhës. Unë si kapiten i ekipit mundohem të mbështes futbollistët që ndoshta nuk kanë qenë ndonjëherë në këto lloj situatash. Nuk besoj që do të biem nga Kategoria. Duhet të tregojmë personalitet sepse në skuadër ka lojtarë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë me këtë grintë besoj se gjërat do shkojnë mirë”, deklaroi ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"