“Kemi diferenca të mëdha me Kukësin, iu dhamë një dorë për fitoren”, Ahmataj: Lojtarët e Skënderbeut do bëjnë mirë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2021 | 23:42

“Kemi diferenca të mëdha me Kukësin, iu dhamë një dorë për fitoren”, Ahmataj: Lojtarët e Skënderbeut do bëjnë mirë…

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj, u shpreh se skuadra e tij ka diferenca të mëdha me Kukësin, teksa për “Gol pas Goli”, tha se gjithashtu i dhanë vetë një dorë verilindorëve.bandicam 2021-01-30 15-54-30-136

NDESHJA– Ndeshja na u prish që në minutat e para. Diferencat janë të mëdha dhe kjo e bëri që Kukësi ta kishte më të lehtë, një dorë i dhamë edhe ne. Leximi aspak i mirë i lojës nga qendra e mbrojtjes, bëri që ne të pësonim ato gola. Megjithatë do shikojmë përpara. Ndeshja ishte mbyllur dhe ne aktivizuam lojtarët e afruar në merkato , për të parë gjendjen e lojtarëve të afruar.

FUTBOLL I HAPUR– Ndeshjen nuk e kishim përgatitur për të luajtur futboll të hapur. Duhet të ishim të vendosur për të mos e lejuar kundërshtarin të futej në hapësira. Fusha ka qenë shumë e butë, u prish dhe nuk bëheshin me pasimet.

ZGJIDHJA– Në tre ndeshjet e para të këtij viti, me ndryshimet e bëra, ishim të ekuilibruar. Pësuam dy gola nga penallti që nuk ishim. Jemi përmirësuar goxha. Javën e kaluar thashë se kemi marrë mbrojtësa të rinj. Ne do marrim harxhet e këtyre lojtarëve, por në një moment të dytë. Me lojtarë të rinj në qednër, mund të bësh ndeshje të mira, por mund të marrësh edhe kosto. Ne duhet të shikojmë përpara. Këta djem do ecim përpara dhe do bëjnë mirë. Kemi besim se janë lojtarë të rinj dhe do e ndihmojnë skuadrën në të ardhmen.”, tha Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"