“Kemi bërë mirë dhe kjo na jep optimizëm”, flet Ndreu: Do të japim maksimumin ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 15:23

“Kemi bërë mirë dhe kjo na jep optimizëm”, flet Ndreu: Do të japim maksimumin ndaj Vllaznisë

Në vigjilje të sfidës ndaj Vllaznisë, e programuar të zhvillohet nesër me fillim në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu është shfaqur përpara mediave për të folur për këtë sfidë:

ndreu

Vllaznia – “Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, që po bën shumë mirë këtë sezon, por jam i bindur që nëse japim maksimumin, mund të marrim pikë në Shkodër. Ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë dhe kjo më jep optimizëm, por na duhen pikë dhe shpresoj t’i marrim duke nisur nga nesër në Shkodër.

Mungesat – “Janë rikuperuar disa futbollistë, por sapo kanë nisur stërvitjen dhe nuk do t’i kemi gati për nesër, pasi duam të mos i rrezikojmë. Sa i përket merkatos, është pak e vështirë të marrësh lojtarët e duhur në janar, pasi duhet paguar për prishjen e kontratës dhe ne nuk e kemi këtë luks. Po punojmë në disa drejtime dhe shpresoj të përforcohemi deri në fund.”, përfundoi tekniku i krutanëve, Ramazan Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"